Spasovski: Nuk do të ketë fletëarrest ndërkombëtar për të kërkuarit për dhunën e 27 prillit

Nuk ka nevojë për shpalljen e fletë arresteve ndërkombëtare, ndaj 12 personave ende të pakapshëm për policinë, të cilët dyshohet se më 27 prill kanë shkaktuar dhunë në Kuvend, tha Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Në pyetjet e gazetarëve se prej atyre që janë në kërkim a kanë dyshtetësi apo a janë të elitës politike, Ministri Spasovski tha se bëhet fjalë për informacione të klasifikuara që nuk bëhen publike deri sa hetimi vazhdon.

Ai nuk deshi të komentoj as mundësinë e arratisjes së deputetëve, për të cilët kërkohet paraburgim me arsye, me pretekstin se ajo është përgjegjësi e Kuvendit. Prej gjithsej 36 të dyshuarve që janë nën hetim nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në aksionin e 28 nëntorit policia ka arrestuar 24 persona, 13 ndaj të cilët Gjykata Penale u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse 6 të tjerëve burg shtëpiak./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu