Profesori universitar, Mersel Bilalli vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare domosdo duhet të mbahen. Sipas tij deklaratat e ndërkombëtarëve janë dëshmi që t’i’u bëjnë me dije se partive politike nuk duhet t’ju shkojë ndër mend që të shfrytëzojnë ngecjen e procesit reformues si shkas për shtyrjen ose anulimin e zgjedhjeve, ndërsa paralelisht me të duhet të zhvillohen edhe reformat.
“Porosia e parë është se zgjedhjet domosdo duhet të mbahen, realisht bashkësia ndërkombëtare është lodhur me problemet e Maqedonisë dhe mospërgjegjësinë e strukturave që menaxhojnë me shtetin. E dyta është të kuptohet se edhe në nuanca në qoftë se nuk jetësohen përcaktime të marrëveshjes së fundit, që nënkupton startim të reformave, ajo nuk nënkupton se do të shtyhen zgjedhjet. Sepse reformat në bazë të segmentit të PRIBE-së janë një fushë shumë e gjerë, të cilat mendoj se me vite do të duhet të jetësohet”,- deklaroi profesori universitar, Mersel Bilali./zhurnal