Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit për 6 deputetë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi kërkesat e prokurorisë themelore për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Për heqjen e imunitetit të deputetëve pro votuan 66 deputetë, gjegjësisht 67, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetet e VMRO DPMNE nuk morën pjese ne seance.

Me këtë përfundoi procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit për deputetit Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu