Zëvendës presidenti rajonal i shkarkuar , Oriol Zhunkueras, një nga kandidatët kryesorë të partisë së tij të ERC-së për zgjedhjet, ka kërkuar që të lejohet të largohet nga burgu në mënyrë që të bëjë fushatë për zgjedhjet rajonale të caktuara nga Madridi pas anulimit të referendumit për pavarësinë e Katalonisë. Edhe Jordi Sançez është gjithashtu një kandidat për zgjedhjet e ardhshme të listës të kryesuar nga ish presidenti katalanas Karl Puixhemont.
Referendumi i 1 tetorit ishte shpallur jo kushtetues nga Spanja dhe shpallja pasuese e pavarësisë nga Madridi e futi Spanjën në krizën më të rëndë politike .Si reagim në këtë veprim Madridi mori në sundim direkt rajonin e Katalonisë.
Në ndërkohë organizata rajonale kulturore Omnium dhe Asambleja Kombëtare Katalonase kanë ngritur një qeli burgu në qendër të qytetit Vic në shenjë solidaritetit për udhëheqësit e burgosur të organizatave të tyre, Jordi Kuisart dhe Jordi Sançez si dhe tetë ish anëtarë të qeverisë katalonase që janë në burg, në pritje të një hetimi mbi rolin e tyre në përzgjedhjen e pavarësisë së Katalonisë.
Ish presidenti katalunas Artur Mas ka deklaruar sot se çdo strategji mbrojtëse e përdorur nga udhëheqësit separatistë të burgosur të Katalonisë do të ishte e kuptueshme për shkak se ata ishin “të privuar padrejtësisht nga liria e” duke shpresuar që ata të liroheshin për të marrë pjesë në Zgjedhjet e 21 dhjetorit.
Zhunkueras dhe shtatë anëtarë të tjerë të kabinetit rajonal të Katalonisë u burgosën më 2 nëntor dhe janë në pritje të gjykimit për akuza për rebelim dhe shpërdorim fondesh pasi qeveria katalonase shpalli pavarësinë nga Spanja.