Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se falë një intervenimi me eskavatorë në shtratin e lumit janë evituar vërshimet në fshatin Trebosh.
Në vazhdim ua sjellim postimin e tij të plotë:
Falë intervenimit në kohë të Komunës së Zhelinës u evituan vërshimet në fshatin Trebosh, gjë që në të kaluarën ndodhte rregullisht kur kishte rreshje të mëdha të shiut. Me eskavatorë intervenuam në shtratin e lumit duke e parandaluar që lumi të del nga shtrati dhe ta vërshojë fshatin Trebosh.
Gjithmonë në shërbim të qytetarëve.