Harrojini këto pamje, kur në Korçë tifozët vendas dhe ata kuksianë shihnin përkrah tyre ndeshjen dhe në fund gjenin motive për të festuar.
Përpara sfidës së javës së 13-të duket se rivaliteti i egër i sezonit të shkuar ka rikthyer dhunën, duke të krijuar idenë se nuk kemi të bëjmë me një ndeshje të Kategorisë Superiore dhe mbi të gjitha në qytetin e paqtë të serenatave. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e dhunshme të dy tifozërive, në një sfidë që mbetet si dueli më i rëndësishëm i kampionatit.
Edhe në të kaluarën në Korçë kanë ndodhur përplasje me tifozët e Tiranës dhe të Partizanit. Në një periudhë kur futbolli shqiptar po ecën përpara, me një ekip pararojë si Skënderbeu, i ndjekur pikërisht nga Kukësi, është momenti që dhe tifozëritë t’i përgjigjen nivelit të klubeve.