Ushqimi i popullarizuar mund të goditet nga një ligj i ri që do të ndalonte shtimin e fosfatit në mish të ngrirë, transmetojnë mediat botërore.
Duke pasur parasysh se është shumë popullor, ekziston një shqetësim i madh lidhur me ndikimet e mundshme të fosfateve nga këto ushqime për shëndetin e miliona njerëzve në Evropë.
Nëse ndalohet shtimi i fosfatit në mish të ngrirë, kjo mund të shkatërrojë industrinë e donerit që aktualisht fiton miliarda.
Vetëm në Gjermani çdo ditë shiten tre milionë porcione, dhe në prodhimin e këtij ushqimi janë të punësuar dhjetëra-mijëra njerëz.
Parlamenti Evropian do të diskutojë lidhur me këtë çështje brenda dy javësh.