Izraeli ka goditur me raketa një bazë ushtarake jashtë qytetit të Damaskut në Siri.
Raportohet se sulmi me raketa është kryer gjatë mbrëmjes së djeshme. Autoritetet siriane kanë akuzuar Izraelin si të dyshuarin kryesor për sulmin me raketa, kjo bëhet e ditur nga mediat siriane.
Deri tani nuk raportohet për viktima por vetëm për shkatërrimin e një depoje me armë.
Izraeli ka kryer edhe sulme të ngjashme kundër bazave ushtarake që furnizonin liderin libanez, Heznollah me armatime të cilat përdoreshin kundër izraelitëve.
Pak kohë më para autoritetet izraelite denoncuan nëpërmjet imazheve satelitore, një vend të dyshuar si bazë që do përdorej si bazë ushtarake nga iranianët.
Kjo lidhet edhe me deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi se nuk do lejonte kurrë praninë ushtarake të Iranit në territorin e Sirisë.