Stoke City ka barazuar rezultatin ndaj Swanseas në 1-1.
Goli erdhi nga Xherdan Shaqiri në minutën e 36-të, kjo pas asisitmit nga Joe Allen.
Vlen të theksohet se shqiptari i shënoi edhe Crystal Palaces në javën e kaluar.
Shaqirin zakonisht jemi mësuar ta shikojmë duke shënuar gola nga distanca, por këtë herë ai shënoi sikur një sulmues klasi në zonën e rreptësisë.
Vlen të theksohet se në gjashtë ndeshje anësori i Stoke ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar po aq asistime. /Telegrafi/