Racizmi dhe fashizmi i kreut shtetëror maqedonas

Maqedonia me letra apo akte normative njihet si shtet demokratik që respekton diversitetet dhe në përgjithësi të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve. Madje, drejtuesit e shtetit e thonë deklarativishtë se duan të bëhen edhe pjesë e familjes dhe vlerave evropiane.

Ka ende përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar që e besojnë këtë gënjeshtër. Por realiteti në terren dëshmon racizmin dhe fashizmin e kreut shtetëror të këtij shteti.

Është absurde se si udhëheqësit e shtetit maqedonas, gati dy dekada pas pavarësisë, nuk kanë vullnetin as një komunikatë të shkurtët ta nxjerrin në gjuhën shqipe nga kabinetet e tyre.

Urrejtja e tyre ndaj shqipes dhe shqiptarëve u pa edhe nga presioni që ministrat shqiptarë edhe mes vete u detyruan të flasin në gjuhën maqedonase.

Istalimi i këtij racizmi në sistemin e shtetit degradoi edhe shumë nëpunës shqiptarë, vetëm se qanë pak hallet e tyre në gjuhën amtare në zyrat e tyre të punës.

Mos të flasim për skenarët e tyre të errët si enciklopedia maqedonase e cila fyen shqiptarët etnik, zhdukja e gjurmëve Ilire në qytetin e Shkupit dhe më gjerë e deri te dhuna brutale ndaj 30 për qind të popullsisë shqiptare përmes shtetit policor.

Muhamer Pajaziti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu