Pas një pushimi një muajsh në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi gjyqësor për “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.
Gjatë këtij muaji janë caktuar pesë seanca, ndërsa në seancën e sotme të mbyllur për opinionin do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur, njofton INA.
Siç mësohet do të dëshmojnë zyrtarë dhe pjesëtarë të policisë të përfshirë në aksionin e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Procesi gjyqësor për Kumanovën ku janë të akuzuar 37 veta filloi në shkurt dhe prej atëherë ka pasur disa ndërprerje.
Për shkak të këtij procesi të filluar, sërish janë rikthyer masat e forta të sigurisë në zonën rreth gjykatave në Shkup.