Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën arrest me burg për David Qose, i cili vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra gjatë një “lufte” 5 orëshe në Torovicë të Lezhës. Qosja e ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të policisë, por më parë tha ai e kishin qëlluar të tjerë nga mali në drejtim të shtëpisë së tij.
Autori i ngjarjes ka deklaruar në gjyq se nuk kishte qëllim të vriste policin. “Doja që efektivët të mos hynin në banesë. Qëllova sepse në banesën time u gjuajt në fillim nga banesa e fqinjit nga mali”, – ka thënë Qose në gjykatë.
Mbi të rëndojnë tre akuza, “vrasja e policit”, “vrasje e policit në tentativë “dhe “armëmbajtje pa leje”.
Avokatët e Qoses thanë se ngjarja mund të konsiderohet si ‘vrasje nga pakujdesia’.