Nesër skadon afati që banorët e Hasanbegut, Haraçinës dhe vendeve tjera të prekura nga fatkeqësia e fundit natyrore ti paraqesin dëmet e tyre. Njoftohen të gjithë qytetarët që dëmet e tyre ti paraqesin deri nesër në ora 16:30.
Dëmet mund ti paraqesin në Komunën Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë, Tetovë dhe njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Gazi Babë dhe Tetovë.