Në Maqedoni dhe Serbi, por edhe më gjërë nuk ka islam radikal edhe pse ka persona nga këto vende që kanë shkuar për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme theksojnë kreytarët e bashkësive islame të Maqedonisë dhe Serbisë.
Reis Sulejman Rexhepi tha se personat që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri nuk e kanë bërë atë për ideologji fetare por për para. Sipas tij ata nuk janë asgjë tejtër veçse mercenar.
Sot, Bashkësia Fetare Islame u vizitua nga një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, të udhëhequr nga Reisi Seat ef. Nasufoviq.
Po ashtu, në përbërje të këtij delegacioni ishte edhe Myftiu i Luginës së Preshevës dhe njëherit zëvendës Reisi i Bashkësisë Islame të Serbisë./InfoShqip.com