Turqi: Autobusi me targa të Shkupit godet kamionin – një person ka humbur jetën, 38 të tjerë janë lënduar

Së paku një person ka humbur jetën, ndërkaq 38 janë lënduar në mesin e të cilëve edhe dy shoferët në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Turqi, kur një autobus nga Maqedoni, i mbushur me turistë e ka goditur një kamion, njoftojnë mediat turke.

Sipas informatave fillestare, fatkeqësia ka ndodhur në autostradën në afërsi të qytetit “Malkara”. Pas goditjes, autobusi me targa të Shkupit, sipas mediave i ndërmarrjes “Boga Transport” është bllokuar në kamionin me targa turke, gjatë së cilës është zvarritur qindra metra.

Të lënduarit janë dërguar për shërim në spitalin më të afërt në Malkara, ndërkaq ato që kanë kaluar me lëndime më të lehta kanë qëndruar në vendin e ngjarjes. Një grua ka qenë e bllokuar në karriget e pasme të autobusin i cili ka qenë i bllokuar nga kamioni. Ajo me lëndime të rënde ka qenë e transferuar në Spitalin në Kashan. Sipas raportimeve, përveç kësaj gruas, më rëndë të lënduar ka edhe 4 persona tjerë.

Arsyet për aksidentin dhe identiteti i personave ende nuk janë të njohura.

tr1

tr2

tr3

tr4

tr5

tr6

tr7

tr8

tr9


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu