Presidenti turk ka paralajmëruar se mund të shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse SHBA e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e saj.
Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte “vijën e kuqe” për myslimanët.
Shumë vendeve kanë nxitur Donald Trump që të mos njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ashtu siç kishte paralajmëruar, njofton InfoShqip.com
Raportohet se presidenti do të ndryshojë në mënyrë dramatike pozicionin e SHBA për statusin e Jerusalemit këtë javë. Fati i saj është një nga çështjet më të ashpra midis Izraelit dhe palestinezëve.
“Zotri Trump, Jerusalemi është një vijë e kuqe për myslimanët“, tha Erdogan në një fjalim televiziv të martën.
“Mund të shkojmë deri në shkurtimin e lidhjeve diplomatike me Izraelin lidhur me çështjen“.
Nëse Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të ishte vendi i parë që ta bëjë këtë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948, transmeton InfoShqip.com
Izraeli gjithmonë e ka cilësuar atë si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez .
Turqia dhe Izraeli rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar, gjashtë vjet pasi Turqia ndërpreu lidhjet në shenjë proteste për vrasjen e nëntë aktivistëve turq pro-palestinezë në përleshjet me komandotët izraelitë në bordin e një anijeje që përpiqej të thyej bllokadën detare të Izraelit të Gazës.
Në lidhje me pretendimet e Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit kanë reaguar edhe shumë përfaqësues ndërkombëtar.
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Donald Trump se ai është “i shqetësuar” se liderët amerikanë mund ta njohin në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke thënë se çdo vendim mbi statusin e tij duhet të jetë “brenda kuadrit të negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve“.
Bashkimi Evropian, pjesë e të ashtuquajturit Kuarteti i ndërmjetësve për Lindjen e Mesme, ku përfshihen SHBA, OKB dhe Rusia, paralajmëroi për “pasoja serioze mbi opinionin publik në pjesë të mëdha të botës”.
Shefi i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit paralajmëroi se do të ishte “një masë e rrezikshme që do të kishte pasoja“.
Arabia Saudite tha se një veprim i tillë përpara një zgjidhjeje përfundimtare në konfliktin izraelito-palestinez do të “kishte një ndikim të dëmshëm në procesin e paqes“.
Presidenti palestinez Mahmud Abbas u ka bërë thirrje udhëheqësve të botës që të ndërhyjnë, duke thënë se “një vendim i tillë i SHBA-ve do të shkatërronte procesin e paqes”.
Jordani, kujdestar i vendeve islamike në Jerusalem, ka paralajmëruar për “pasoja të rënda”./InfoShqip,com