KSHZ mbledhje për të rikthyer bunuset nga zgjedhjet

KSHZ sot pasdite në orën 14 do të mbajë seancë të çrregullt në të cilën do të diskutohet për propozim vendimin për kompensim për anëtarët dhe të punësuarit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Pas pohimeve të ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli se në komision janë ndarë bonuse,  Nga KSHZ thonë se anëtaret dhe të punësuarit kanë të drejtë për kompensime.

Shtojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor që nga fillimi e deri në përfundim të zgjedhjeve është gjithmonë në seancë, në kontinuitet pa marrë parasysh ditët jo-pune dhe festat, ndërsa dita e punës zgjatë më shumë se 20 orë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në shtet, Xhes Bejli, dje deklaroi se anëtaret e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë ndarë bonuese për zgjedhjet lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu