Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel, ku, siç paralajmërohet , do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.
Takimi me kryetarin e KE-së Zhan Klod Junker, është i pari që ai do ta ketë me kryeministrin e Maqedonisë.
Në kuadër të kësaj vizite dyditore në Bruksel, kryeministri Zaev do të marrë pjesë në debatin në temë “Maqedonia dhe rajoni në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE” në organizim të Qendrës për Studime Politike Evropiane.