Mhogerini: BE është e interesuar që Ballkani të integrohet në Union

Bashkimi Evropian është i interesuar që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Ajo për Euronjuz tha se  Bashkimi Evropian do të ketë 27 vende anëtare në të ardhmen, por numri i tyre do të jetë më i madh.

Ajo theksoi se pret që deri në fund të mandatit të tanishëm të Komisionit Evropian pas dy vjetësh, BE do të bëjë përparim në marrëdhëniet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, interesi i Brukselit për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është i lidhur me arsye të sigurisë dhe arsye ekonomike./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu