Ngjitja në Korabin e Madh, për të shënuar Pavarësinë e Maqedonisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, 8 Shtatori, klubi alpinist “Korab” dje organizoi aksionin e 25-të tradicional – ngjitje në majën më të lartë në Republikën e Maqedonisë “Korabi i Madh” (2.764 metra lartësi mbidetare). Fillimi zyrtar i ngjitjes në maje ishte në 9 nga stacioni “Pobeda”, ndërsa “mbyllja” e majës dhe kthimi i të gjithë pjesëmarrësve drejt pozicionit fillestar në ora 15.

Pjesëmarrësit morrën mirënjohje dhe faleminderime.
Nga klubi alpinist “Korab”, theksojnë se të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur mirë psiko-fizikisht dhe të pajisur me pajisje standarde alpiniste për male të larta dhe kushte të ndryshme të motit./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu