Historike, Kosova barazon ndaj Finlandës

Kosova arriti të marrë një pikë në transfertën ndaj Finlandës që ishte edhe ndeshja e parë për këtë përfaqësuese në kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018”. Me pak fat, Kosova mund të merrte edhe të treja pikët, pasi dominoi tërësisht ndeshjen, duke qarkulluar më shumë topin dhe duke rrezikuar portën e finlandezëve, të cilët me sa duket mbeten të befasuar me cilësinë e skuadrës kosovare.

Pavarësisht se rrezikoi e para, Kosova pësoi në minutën e 18, ku në zhvillimin e një goditjeje nga këndi Arajuuri arrin të shënojë, pasi më parë u harrua nga mbrojtja e ekipit të Bunjakut.

Barazimi erdhi në minutën e 60, kur Lam ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bernard Berishës brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti. Valon Berisha nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar shifrat.

Pjesa e parë

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, e nisi ndeshjen me rreshtimin 4-1-4-1. Në fushë u paraqitën edhe 4 ish-kuqezinj. Në portë kapiteni Ujkani, mbrojtja përbëhej nga Përdedaj, Pnishi, Rrahmani, Paqarada. Para mbrojtjes u rreshtua Kryeziu, ndërsa Rashica, Valon Berisha, Alushi dhe Bernard Berisha qëndron mbrapa sulmuesit Bunjaku.

Në minutën e 6, Bernard Berisha lëshoi një mundësi shënimi, pasi më parë Rashica krosoi nga e djathta. Rasti më i mirë erdhi vetëm 3 minuta më pas, kur Paqarada, pasi u fut në zonë goditi me të majtën, por topi u ndal nga traversa.

Finlandezët rrezikuan me Eremenkon, që doli i vetëm përballë Ujkanit, por ky i fundit i mohoi golin. A

Në të 18-n, vendasit gjejnë golin pas një rrrëmuje në zonën e Kosovës. Arajuuri u gjend më së miri duke çuar topin në rrjetë dhe duke kalaur të tijtë në një avantazh të pamerituar 1-0.

Pas pësimit të golit, Kosova u hodh e gjitha në sulm në kërkim të barazimit. Sulmuesi Bunjaku rrezikoi në minutën e 37, por gjujtja e tij shkoi mbi traun e portës.

Finlanda rrezikon në të 39-n, kur Pukki gjuan fuqishëm nga jashtë zonës, por një devijim i topit shpëtoi portën e Ujkanit.

Pjesa e dytë

Ashtu si pjesën e parë, Kosova e nis edhe të dytën në sulm. Skuadra e Bunjakut qarkullon më shumë topin, por mungojnë rastet konkrete. Deri në minutën e 60, kur Lam ndërhyn në Bernard Berishën për t’i dhuruar Kosovës penallti.

Valon Berisha gjuan fuqishëm, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Lojtari i Salzburgut barazoi shifrat në 1-1.

Në të 63-n, Përdedaj rrezikon nga jashtë zonës, por Hradecky bën një pritje të bukur.

Trajneri kosovar tentoi të freskonte sulmin, duke futur në lojë Celinën, Halimin dhe në minutat e fundit edhe Mehën, por rezultati nuk ndryshoi. Kështu, Kosova merr edhe pikën e parë në këto kualifikuese./shqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu