Dua Lipa bën “të pamundurën”, renditet e para nga revista Time, kalon edhe “Despaciton” (VIDEO)

Dua Lipa po vlerësohet larg për këngën e saj “New Rules” dhe tash ka vijuar edhe renditja e saj në vendin e parë të këngëve më të mira të vitit 2017 nga revista prestigjioze Time.

Time është pa dyshim një nga revistat më prestigjioze dhe më me kredibilitet në skenën mediale botërore.

Renditja e tyre për top 10 këngët më të mira të muzikës botërore përfshinë këngët më të dëgjuara të vitit.

Emra si Jay Z e hapin top 10-shen, pasi “Story of O.J.” e reperit të madh gjendet vetëm në vendin e nëntë.

Lista zgjerohet me këngë të tjera si “Despacito”, që shumë e kanë konsideruar favorite për vendin e parë, por kjo nuk ka ndodhur, pasi kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankees është në vendin e tretë.

Pikërisht, në vendin e parë është Dua Lipa, e cila ka pushtuar zemrat e të gjithëve me “New Rules”.

“Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për rregulla të reja sikurse viti 2017 dhe këngëtarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër vendosi pikërisht rregulla të reja me hitni viral që ishte në kokën e të gjithëve”.

“Është një këngë që flet se si të mos sillemi pas një ndarje, sigurisht, por është edhe himn për kujdes ndaj vetes në një moment kur shumë prej nesh ndihemi keq. Me një popullaritet të jashtëzakonshëm nga një klip i cili shfaqë koreografinë “cool’ të vitit, “New Rules” është edhe plot stil por edhe e shtruar mirë: si fantazi e fuqisë femërore, është triumf, por si një lutje për të thyer status kuon është edhe më e mirë”, shkruan në vlerësimin e revistës Time.

Për Dua Lipën ky është një prej vlerësimeve më të mëdha në karrierën e saj.

Ky vlerësim, pa dyshim se e bën vitin 2017 më të suksesshmin për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Ajo po ashtu është më e dëgjuara në Britani në platformën Spotify.

Renditja e TIME – Top 10 këngët më të mira

Ndryshe, koncertet për të nuk po ndalen dhe ajo shkoi në turne me emra kredibilë të skenës si Coldplay e Bruno Mars.

“New Rules” është pjesë e albumit të ri të Dua Lipës, të vet-titulluar sipas emrit të saj. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu