Sasho Milajkov, ish-drejtor i DSK-së, Goran Grujevski, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit dhe Nebojsha Sajkoviq, ish ndihmës i ministrit në Ministrinë e Brendshme, së shpejti do të ulen në prokurori edhe për rastin “Arka”.
Këshilli për Vlerësim të aktakuzës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka miratuar aktakuzën për këtë rast, ku të akuzuarit akuzohen për shpërdorimin e parave shtetërore për blerjen e softuerit nga jashtë për nevojat e Drejtorisë së Pestë./InfoShqip.com