Nga janari fillon dorëzimi elektronik i përllogaritjeve për tatim personal të të ardhurave

Nga 1 janari i vitit 2018 fillon dorëzimi elektronik i përllogaritjeve për tatim personal të të ardhurave.

Në ngjarjen përfundimtare nga projekti njëvjeçar, që mundësoi krijimin e veglës së re elektronike të DAP-it – “e-tatim personal të të ardhurave”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se ndryshimet e nevojshme ligjore për këto reforma në DAP tashmë janë hartuar dhe deri në fund të vitit duhet të miratohen.

Udhëheqësi për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini, tregoi se reformat e financave publike janë hap kyç përgatitjen e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE.

Maqedonia për reformat në DAP ka mbështetje prej 6,2 miliona euro, ndërsa projekti nga i cili doli “e-tatim personal të të ardhurave” ishte financuar me  98 milion euro./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu