Një turiste 76-vjeçare nga Maqedonia është mbytur në det pranë qytezës Moraitika në pjesën juglindore të ishullit grek Korfuz.
Informatën për MIA-n e konfirmoi Zyra për lidhje e Republikës së Maqedonisë në Greqi dhe informon se në rrjedhë është procedura për transferimin e trupit të të vdekurës në Maqedoni.
Mediet greke lajmëruan se gruaja ka qenë në pushim në Korfuz, ku ka arritur me një grup turistësh nga Maqedonia. Sipas informatave të para, 76-të vjeçarja ka shkuar të notojë menjëherë pas “ushqimit” të rëndë, informon edicioni online i “Impersija”.
Pasi është nxjerrë nga deti, gruaja menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Korfuzit, ku është konstatuar vdekja./MIA/