Gruevski u takua me ministrin gjerman të Ekonomisë, Gert Miler

Delegacioni partiak i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga kryetari Nikolla Gruevski sot kishte takime me përfaqësues të jetës politike të Gjermanisë.

Gruevski pasdite, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini ka realizuar takim me ministrin federal të Ekonomisë të Republikës Federale të Gjermanisë nga Qeveria e kancelares Merkel, ministri Gert Miler. Në takim është bërë fjalë për shfrytëzim të mëtutjeshëm të potencialeve në plan ekonomik mes dy shteteve, me ç’rast është konstatuar se niveli aktual i bashkëpunimit jep potencial për intensifikim shtesë të raporteve ekonomike.

Gruevski, ministrit federal ia ka prezantuar reformat dhe hapat, që i ndërmerr Maqedonia në drejtim të krijimit të klimës së volitshme të biznesit. Sip rezulat i këtyre masave, të cilat ishin të njohura si atraktive dhjetë kompani gjermane në disa vitet e fundit kanë investuar në vend.

Ministri federal Miler theksoi se Gjermania e mbështet bashkëpunimin ekonomik dhe bashkarisht do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e tij shtesë.

133330660

Lideri i VMRO-DPMNE-së Gruevski sot realizoi takime edhe me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës, Aksel Fisher me të cilin bisedoi për disa tema aktuale nga fusha e ekonomisë, krizën politike në Maqedoni dhe temat me migrantët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu