Është zbuluar se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, është adhurues i flakët i skuadrës së Interit.
Një mik i ngushtë i diktatorit ka zbuluar për programin italian “Che Fuori Tempo Che Fa”, se Kim e do futbollin dhe se shpesh e ka shikuar Interin në “San Siro” gjatë ditëve të tij të rinisë, transmeton Express.
Senatori italian, Antonio Razzi, e ka konfirmuar se diktatori koreanoverior i kishte thënë atij gjatë një bisede private se e do klubin nga Serie A.
“Kim Jong Un e do futbollin dhe njerëzit më kanë thënë se ai është adhurues i Interit. Ai madje ka qenë në San Siro për t’i parë ndeshjes e Interit drejtpërdrejt. Ai ka studiuar në Berne, dhe ka udhëtuar shpesh në San Siro, veçanërisht për ta shikuar Interin”, ka thënë ai.