Fara e bukës, ushqimi që ju bën të përjetshëm

I gjithë sekreti i bukës është fara. Ajo përbëhet nga popullata të ndryshme mikroorganizmash të cilët fermentojnë sheqerin e drithërave dhe prodhojnë gazra që i japin brumit volum dhe elasticitet. Që të bësh fare buke duhet të krijosh kushtet e favorshme për këto gjallesa mikroskopike të jetojnë të lumtur, shkruan Shendeti. Për të krijuar farën e bukës këshillohet të përdorni miell thekre sepse është ideal për fermentim.

Ka nivele më të larta sheqeri sesa gruri dhe është më i preferuar nga bakteret e egra. Këshillohet mjalti i pastër pasi është burimi më i përqendruar i sheqerit në natyrë. Për më tepër, mjalti i pastër ka vetë mikrogjallesa të dobishme. Kujdes: mos përdorni enë qelqi pasi mund të shpërthejnë, ose nëse i përdorni duhet të mos i mbyllni krejtësisht.

Si të bëni fare buke?

Mjetet e nevojshme

1 kontenier plastik ose qeramik me volum 240 – 380ml
1 lugë
Fara

Miell thekre organik
Mjaltë i pastër
Ujë pa klor (ujë burimi ose i blerë)
Përgatitja

Përzieni 3 lugë të mëdha ose 30gr ujë të ngrohtë me 1 lugë çaji mjaltë. Shtoni 3 lugë të mëdha miell thekre (ose 20gr), dhe e lini të qëndrojë në një kontenier plastik për 1 ditë ose 2. Koha e nevojitur varet nga temperaturë e kuzhinës suaj. Nëse është ngrohtë, atëherë do duhet më pak kohë. Idealja është të mbahet në 24 gradë celcius.

Nëse arrini temperaturë ambienti 24 gradë, faza e parë do të marrë vetëm një ditë. Kjo është shumë e mundshme në verë. Nëse kuzhina është e ftohtë, do të marrë dy ditë. Kur kaloni rrotull kontenierit, përzieni nga pak me një lugë. Nëse gjallesat tona janë të kënaqura, do fillojnë të prodhojnë flluska në sipërfaqe. Kjo duhet të marrë 1 ose 2 ditë.
Në këtë pikë, shtoni 3 lugë të mëdha miell thekre, 3 lugë të mëdha ujë në temperaturë 24 gradë dhe 1 lugë të vogël mjaltë. E lini për 24 orë duke e përzier herë pas here.

Hidhni poshtë ½ e farës. Shtoni 3 lugë të mëdha miell, 3 lugë të mëdha ujë dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Përsëriteni këtë çdo 24 orë deri sa fara të bëhet me flluska dhe të fillojë të fryhet. Kur kjo ndodh, zakonisht në ditën e pestë ose të gjashtë, mund të ndaloni t’i hidhni mjaltë. Pasi fara të dyfishojë volumin, atëherë është gati për të bërë bukën tuaj.
I gjithë ky proces mund të marrë një javë ose diçka më shumë.
Si të dalloni nëse fara e bukës është gati pasi është fryer? Merrni me kujdes një sasi të vogël prej saj dhe vendoseni në një kupë me ujë të ngrohtë. Nëse ajo pluskon në sipërfaqe pas 2-3 minutash atëherë është gati.
*Nëse gjatë procesit shihni që nuk po ka jetë dhe nuk ka flluska, mund të zëvendësoni ujin me lëng ananasi për t’i rritur aciditetin dhe për të ndihmuar gjallesat të shumohen.
Si ta ruani farën?

Ruani gjithmonë 20gr nga fara fillestare dhe ushqejeni me 100gr miell dhe 75gr ujë. Pas 8 orësh ajo do të jetë gati. Duke hequr gjithmonë nga 20gr, ju mund ta përcillni ate në breza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu