Plot ambicie, me reformat e shpallura në interes të të gjithë qytetarëve, duke premtuar ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, 26 vjeçari Nikola Gruevski, në vitin 1998 filloi karrierën e tij prej ministri, si pjesë e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Ljubço Georgievski.
Së pari si Ministër i Tregtisë dhe më vonë në krye të financave. Një nga lëvizjet e para të ministrit të ri dhe ambicioz ishte për të mbrojtur markën e Maqedonisë përmes fushatës popullore “blejë produkte të Maqedonisë” dhe fushatës “Maqedonia e përjetshme”.
Këto lëvizje kombëtare do të jenë një hyrje dhe një paraprijës i hapave të ardhshëm të reformatorit të ri.
Por nga pozita e kryeministrit, idealet e mëdha dhe vizionet, pas fiaskos në samitin e NATO-s në vitin 2008, do të transformohet plotësisht dhe do zëvendësohen me ideale të reja – me ngjyrë nacionalizmi, në një paketë me nisjen e mega projektit “Shkupi 2014.”
Fillimi i një ministri ambicioz të ri
Kryeministri i cili arriti të qëndrojë në krye të partisë së tij më gjatë se çdo kush tjetër. Ai përmes projektit Shkupi 2014 dëshmoi se populizmi është një armë e fuqishme për qeverisje.
Vlerësime dhe komente të ndryshme u parapritën pas njoftimit të tij për dorëheqje nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE, pothuajse 15 vjet pas emërimit të tij si kryetar i partisë, nga maji i vitit 2003.
Nikola Gruevski, së pari si Ministër i Tregtisë, dhe më vonë si Ministër i Financave, tërhoqi vëmendjen e publikut me disa lëvizje.
Si financier i parë, i ulur në karrige ministrore në vitin 1999, bëri disa hapa dhe vendime që do të jenë vendimtare për ekonominë e përgjithshme.
Gruevski prezantoi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe hapi procesin e denacionalizimit të pronës kombëtare në periudhën 1945-1990. Në zbatimin e reformave ekonomike, fillimisht, ajo hyn në aleancë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët.
Marrja e pozitës udhëheqëse në VMRO DPMNE
Paralelisht me udhëheqjen e ministrive, Gruevski po përgatitej tashmë për marrjen e udhëheqjes së VMRO DPMNE-së. Periudha vendimtare për të do të ishte që pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2002, kur atëherë lideri i partisë Lubço Georgievski kaloi një përvojë të hidhur, transmeton InfoShqip.com
Në maj të vitit 2003 Gruevski merr kryesimin e partisë, por me humbjen elektorale në zgjedhjet presidenciale, ai arriti t’i “mbijetojë” një grusht shteti të brendshme që duhej të fillonte dhe të përfundojë në “Panorama” të Shkupit – me shkarkimin e tij. Që atëherë, fuqia e Gruevskit është rritur, Sidomos, që kur u bë kryeministër në vitin 2006.
Aferat, Investimet, Arrestimet …
Erën e qeverisjes Gruevski e shënoi si ekonomikisht ashtu dhe politikisht. Ai arriti që në vitin 2007 të ringjallë projektin “zonat e lira ekonomike”, që pasoi nga një fushatë e gjerë dhe agresive në shumë fronte për të tërhequr investimet e huaja. Dhjetë vjet më vonë, publiku filloi të kërkojë përgjigje për një numër çështjesh nën mbulimin e politikave për të tërhequr investimet e huaja, pyetje që mbetën pa përgjigje. Sa na kushtuan ata investitorë të huaj, sa kemi paguar dhe çfarë kemi fituar në fund – pse e gjithë kjo po ndodh prapa perdes së transparencës.
Epoka e qeverisjes së Gruevskit e shënuan një sërë arrestimesh që do të lënë gjurmë të thellë – disa prej tyre vlerësohen dhe vihen në dukje në raportet ndërkombëtare si politike. Partneri i tij Lube Boshkovski përfundoi në burg, rasti i të cilit tani po ri-hapet, nga PPS.
Në kohën e sundimit të Gruevskit, ndodhi polarizimi më i madh i medias, si dhe “ekzekutimet”.
Vetëm një ditë në “Pero Nakov” u mbyllën katër media, në mesin e tyre televizioni më i madh në vend, A1, një kritik i politikave të atëhershme qeveritare.
Qeveria e kryesuar nga Gruevski pati kryer disa operacione më të gjera të arrestimeve ” Syri i gjarprit 1 dhe 2″, “falanga” “Detonator”, në burg përfunduan gazetari Tomislav Kezharovski, pranga u vënë edhe në duart e disa mjekëve. Disa nga këto raste iu drejtuan edhe gjykatës së Strasburgut – aty duhet të kërkohet drejtësia.
Teknikisht, fillimi i rënies së kryeministrit Nikola Gruevski fillon në shkurt të vitit 2015, kur u publikua “Bomba e parë politike” nga LSDM-ja, atëherë opozitare. Procesi i publikimit të materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme filloi dhe zgjati. Por Gruevski nuk u dorëzua – përkundrazi, ai shpalli luftë ndaj “tradhtarëve – vendas dhe të huaj”. Megjithatë, si rrjedhojë e Marrëveshjes së Përzhinës, në janar të vitit 2016, Gruevski dha dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër.
“Ky është një hap i rëndësishëm për besimin tim tek ju, qytetarët e Maqedonisë. Plani im është që të jem me ju vazhdimisht, për të ndarë idetë dhe planet e projekteve dhe hapat që ne mund të bëjmë, ne së bashku do të shpallim një epokë të re, një vizion për një të ardhme më të mirë. Unë besoj në ju dhe në Maqedoninë. Ne do të ecim përpara, së bashku krah për krah, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, kur me krenari themi se kemi arritur“, tha Gruevski në një fjalim në të cilin ai njoftoi dorëheqjen, transmeton InfoShqip,com
Rrëzimi i Kullës së kartave
Pas vendimit për t’u tërhequr nga qeveria, vijoi një periudhë në të cilën “kulla e kartave” ngadalë, por sigurt, filloi të bie.
Ish-kryeministri Nikola Gruevski tani është pjesë e një numri hetimesh të nisura nga Zyra e Prokurorit Publik Special.
Ai rregullisht thekson se proceset janë të montuara politikisht dhe se ai nuk ndihet fajtor. Ai kohët e fundit njoftoi dorëheqjen e tij nga pozita udhëheqëse në VMRO DPMNE-së./InfoShqip.com