Xhaferi përfundon vizitën në SHBA, realizoi një sërë takimesh

Në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u takua me koordinatorin e grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Asamblenë Popullore të Republikës së Bullgarisë, Cvetan Cvetanov.

Ato biseduan për tema me interes të përbashkët, me ç’rast u theksua se Republika e Bullgarisë, si kryesues i ardhshëm i BE-së, e di rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye  do të jetë përkrahës i fuqishëm në këtë drejtim. Temë tjetër për të cilën biseduan ishin projektet infrastrukturore rajonale.

Para përfundimit të vizitës në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e IRI-t, Daniell Tvining. Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi nënvizoi se puna e IRI-t në Republikën e Maqedonisë është më se e mirëseardhur për shkak se anketat që i realizojnë ato, përveç asaj që janë neutrale, tregohen edhe si shumë precize, që u konfirmua me  rezultatet e zgjedhjeve të paradokohshme. Të dyja palët u pajtuan se ky bashkëpunim është i dobishëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen me intensitet më të madh.

Me këto takime u rrumbullakua vizita e suksesshme e punës e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Uashington, SHBA./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu