Faqja zyrtare e UEFA’s në Twitter ka postuar një fotografi nga ndeshja Shqipëri – Maqedoni me lojtarët shqiptarë duke iu gëzuar fitores në ndeshjen e parë eliminatore për “Rusia 2018”.
UEFA ka shkruar se Shqipëria ka arritur fitore në minutën e fundit, duke rrëmbyer tri pikë të plota, përcjell Express.
Shqipëria ka mposhtur 2:1 Maqedoninë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Loro Boriçi’
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 75’të për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kur rezultat ishte i barabartë 1:1, u vazhdua sot.
Djelmoshat e Gianni de Biasit kishin në dispozicion 15 minuta për të ndryshuar rezultatin e mbrëmjes së hëne, dhe ia dolën ta bëjnë këtë.
Në minutën e 89’të, sulmuesi Bekim Balaj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Kombëtares shqiptare, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:1.