“Fëmijët e pasur të Tiranës”, ishte artikulli që agjencia e lajmeve Daily mail i kushtoi të rinjëve dhe fëmijëve të pasur të Tiranës.
Të rijntë shqiptarë shfaqeshin ndërsa jetonin në luks të shfrenuar duke filluar nga makinat e shtrejnta,veshjet luksoze, udhëtimet dhe aksesorët e shtrejntë.
Por pas publikimit të këtij lajmi në Facebook nga Daily mail, komente të shumta kanë vërshuar në drejtim të të rinjve shqiptarë. Ndjekës të Daily mail në Facebook i kanë akuzuar të rinjtë shqiptarë si shfrytëzues të një pasurie e cila është ngritur duke shitur drogë nëpër rrugët e Londrës.
“Gjysma e botës është e uritur dhe gjysma tjetër është në dietë
Shqipëria është një vend i varfër dhe kjo është më e mira që mund të bëjnë :(”Londra është e mbushur me shqiptarë që përdorin drogën dhe prostitucionin, kjo është një botë në të cilën jetojmë”, shprehet një komentuese.