Kryetari dhe dy anëtarë të KSHZ-së japin dorëheqje

Kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Alexandër Çiçakovski sot në arkivat parlamentare ka paraqitur kërkesë për shkarkim nga detyra, ndërsa dorëheqje kanë
paraqitur edhe anëtarët e KSHZ të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev, konfirmuan nga parlamenti.

Çiçakovski tha se dorëheqja ishte akti i tij personal. Dorëheqjet vijnë pasi në publik u zbulua se anëtarët e KSHZ kanë marrë paga shtesë në shuma të larta për disa ciklet e fundit zgjedhore.
Kërkesë për dorëheqjen e tyre kishte edhe në një peticion online. Mandati i kësaj përbërje të KSHZ-së skadon në vitin 2020./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu