Papa Francesku, duke folur për Jerusalemin e ka quajtur “Status quo” që duhet rrespektuar, duke theksuar se tensione të reja në Lindjen e Mesme mund të nxisin konflikt botëror.
Trump ka paralajmëruar që të mërkurën do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që gjë ka nxitur protesta të dhunshme nëpër Bejrut dhe qytete tjera, kundër vendimit të Trumpit.
Papa Françesku me kërë rast ka kërkuar që të respektohet rezuluta e Kombeve të Bashkuara për këtë qytet, që është i shenjtë për Hebrenjët, Katolikët dhe Muslimanët.
“Nuk mund të fsheh brengosjen time për situatën që është krijuar në disa ditët e fundit”– tha Papa Françesku, gjatë fjalimit të tij të rregullt javor.
Papa të martën ka biseduar nëpërmjet telefonit edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abaz./InfoShqip.com