Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet seancë për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuar nga PPS për lëndën “Fortesa dhe Target”.
Seanca e kaluar gjyqësore u anulua për shkak të mungesës së avokatit dhe ekipit të avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit.
Të dy janë në arrest në një burg në afërsi të Selanikut. Ata janë duke u gjykuar edhe në gjykatën e Selanikut për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë kapur më 18 tetor të këtij viti në aeroportin në Selanik, kur tentuan të arratisen për në Budapest.
Ky gjykim është i ndarë nga procedura për ekstradim. Gjykimi deri më tani u anulua dy herë pasi që Gjykata në Selanik nuk ka mundur të sigurojë përkthyes prej gjuhës maqedonase në gjuhën greke dhe anasjelltas