Autoritetet shtetërore iu përgjigjën me sukses përpjekjeve të huaja për të penguar rrugën euroatlantike të Malit të Zi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ndërsa në këtë moment rëndësi kurciale kishte mbështetja e aleatëve, deklaroi mbrëmë ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq në Punëtorinë dimërore të Sigurisë në Podgoricë.
“Zhvillimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mënyrë të konsiderueshme e ka ndryshuar natyrën e konflikteve të sotme, kurse informacioni si burim me rëndësi strategjike, është bërë mjeti kryesor i luftës moderne”, theksoi Boshkoviq.
Ai vlerësoi se kërcënimet kibernetike dhe luftërat hibride janë bërë pjesë e sfidave moderne të cilat janë të vështira për t’u parashikuar.
Kryetari i Këshillit Atlantik të këtij vendi, Savo Kentara, vlerësoi se Rusia, me dezinformata, përpiqet ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të minojë përpjekjet demokratike dhe përparimin e vendeve të rajonit. Ai shtoi se duhet të pritet që Rusia duhet të vazhdojë ta pozicionojë veten si kundërshtar gjeopolitik i demokracive perëndimore, njoftoi Radio Televizioni i Malit Zi.
Kentara deklaroi se vitin e kaluar Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe me këtë e ka sulmuar integritetin e sistemit demokratik të amerikan ndërsa më vonë të njëjtën ia bëri Malit të Zi.
“Rusia e shfrytëzon hapjen e shoqërive demokratike, me qëllim që nga brenda t’i minojë me masa aktive, që në të vërtetë paraqet luftë politike“, theksoi Kentera.
“Nuk mund të presim që Rusia, bazuar në rrjetet e inteligjencës, të braktisë përdorimin e aparatit të saj më të zhvilluar dhe të ndalojë të përzihet në punët e brendshme të shteteve që i konsideron kundërshtarët”, pohon Kentera.
“Në rastin e Rusisë, dezinformimi është një nga instrumentet për zbatimin e interesave strategjike të politikës së jashtme, përforcimin e politikës ndërkombëtare ruse dhe mbrojtjen e interesave ekonomike ruse. Ai shtoi se lufta kundër dezinformatave nuk duhet të jetë luftë “zjarrit kundër zjarrit”.
Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Podgoricë, Margaret Uehara, tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka sjellë deri në tre rezultate pozitive, gjegjësisht e konfirmon politikën e dyerve të hapura të NATO-s, e inkurajuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe e thekson përfitimin e reformave, posaçërisht të sundimit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.