Seanca gjyqësore për rastin “Spiuni” është shtyrë për më 23 janar, për shkak të mungesës së Marian Efremovit, njërit prej të dënuarve në këtë rast, njofton InfoShqip.
Rasti “Spiuni” është marrë përsipër nga Zyra e Prokurorit Publik Special.
Gjykata e Apelit në tetor të vitit 2016 pjesërisht pranoi ankesat e të pandehurve në rastin “Spiuni” dhe ndryshoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkup 1, në aspekt të madhësisë së denimit.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit, të pandehurit Goran Stojkov, i cili u dënua me nëntë vjet, iu zvogëlua dënimi në tre vjet e tre muaj nga vendimi i Gjykatës së Apelit.
Dënimi prej 15 vjetësh heqje lirie për të akuzuarin Marian Efremov u reduktua në 10 vjet e gjashtë muaj.
Marijan Madzovski mori dënim me kusht, ndërsa me vendimin parapak të Gjykatës Penale ai ishte i dënuar me 1,5 vjet burg. Vane Tsvetanov, i cili u dënua me tre vjet burg, mori gjithashtu dënim me kusht.
Në dënimet e vendosura, siç njoftoi Gjykata Penale, gjithashtu llogaritet koha e kaluar në paraburgim ose arresti shtëpiak.
Për rastin “Spiuni”, akuzohen 18 persona për shoqëri kriminale, spiunazh, keqpërdorim detyre, shantazh, mashtrim dhe posedim ilegal të armëve.
Në argumentet përmbyllëse, të akuzuarit pohuan se nuk ishin fajtorë dhe i kërkuan Gjykatës lirimin e tyre nga përgjegjësia penale./InfoShqip.com