Komisioni për gjuhët, nuk votohet asnjë amendament

Asnjë amendament nuk u votua  në komisionin për çështje evropiane gjatë debatit për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve.

Debati përfundoi mbrëmë në mesnatë. Nga Komisioni theksuan se në pajtueshmëri të nenit 171-v paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit, Komisioni nuk arriti të prononcohet për amendamentin e parë.

Në pajtueshmëri me Rregulloren, siç thuhet, Komisioni për çështje evropiane nuk zhvilloi debat edhe për amendamentet e tjera të dorëzuara për shkak se skadoi afati prej më së shumti tre ditë pune për zhvillim të debatit për amendamentet. Ligji tani është dorëzuar deri te Kuvendi./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu