Ja pamjet e para nga vendi ku u rrëzua avioni në Shkup (VIDEO)

Një aeroplan privat komercial është rrëzuar pasditen e sotme në afërsi të Aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup.
Lajmi është konfirmuar për televizionin TV21 nga Ministria e Brendshme.

Sipas zëdhënëses së MPB-së, në ora 17.40 ka pasur lajmërim se një aeroplan i markës “Paper” i regjistruar në Gjermani që ishte nisur nga Trevizo e Italisë në mënyrë të rregullt ka kërkuar që të bëjë ulje të detyruar në Aeroportin e Shkupit për tu mbushur me karburant.

Aeroplani kishte në bord gjashtë udhëtarë por akoma nuk dihet nëse udhëtarët e aeroplanit privat janë të mbijetuar nga ky aksident.

Aeroplani u paraqit si i zhdukur nga radarët vetëm pak orë më parë ndërsa bashkë me të kanë qenë edhe dy avionë të tjerë privat.

Sipas informacioneve të fundit, aeroplani është rrëzuar në fshatin Vetersko të Velesit, 5 kilometra nga Katlanova. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit janë në terren./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu