Sulme ajrore izraelite ndaj pozitave të Hamasit si përgjigje e zjarrit raketor nga Gaza

Disa aeroplanë ushtarak izraelitë sot në mëngjes kanë kryer sulme ajrore ndaj pozitave ushtarake të lëvizjes ekstremiste Hamas në pjesën veriore të Gazës, si përgjigje e sulmit raketor nga Rripi ndaj Izraelit jugor, kumtoi armata izraelite.

“Forcat izraelite të mbrojtjes konsiderojnë se organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për këtë akt armiqësor, të ndërmarrë nga Gaza”, thuhet në kumtesë.

Raketat izraelite i kanë goditur caqet e tyre dhe shkaktuan dëme serioze. Nuk ka viktima, kumtuan burimet mjekësore në Gazë, ku kanë ndodhur shpërthimet e fuqishme.

Gazeta “Tajms of Izrael” lajmëroi se sulmi raketor në Gazë ka shkaktuar dëme serioze në territorin izraelit, por nuk ka të plagosur. Raketat i kanë goditur fshatrat izraelite Nativ Hasara dhe Jad Modekaj në Izraelin jugor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu