Dita e nesërme, (8 shtatori) është ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e vendit. Maqedonia më 8 shtator ka shpallur pavarësinë dhe kjo ditë shënohet si festë shtetërore.
Ndërkohë të hënën, dita e parë e Kurban Bajramit, është festë fetare dhe ditë jo pune për besimtarët myslimanë.
Ditë e ardhshme në kalendarin e festave është 11 tetori, Dita e kryengritjes së Maqedonisë./InfoShqip.com