Selmani: Problemi me mediat nuk është mungesa e ligjeve, por mosrrespektimi i tyre

 

Në debatin publik për ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për media, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani theksoi se sa më pak që Qeveria të përzihet në punën e mediave më mirë për mediat, njofton InfoShqip.

Selmani duke iu drejtuar ministrave Damjan Mançevski dhe Robert Popovski theksoi se Qeveria po mundohet ti vëjë mediat nën kontroll përmes ligjeve.

Nuk është problemi tek mingesa e ligjeve, por problemi është tek mosrespektimi i ligjeve për përdorimin e gjuhës së urrejtjes, për shkeljen e të drejtave autoriale (kopjimin e përmbajtjeve), për shpifje , për liri të shprehjes etj.“- theksoi Selmani, transmeton InfoShqip.

Sipas tij, gjitha problemet mund të zgjidhen në kuadër të ligjeve të ndryshme dhe nëse Maqedonia  rregullon mediat me ligj, kufizon mediat me ligj, Maqedonisë do ja ketë zili Putini e Erdogani./Infoshqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu