Mbaroi takimi Sela-Zaev Sela: Nuk heqim dorë nga Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ministria e Shëndetësisë . Ai tha se do të presë vendimin e kryeministrit për të parë se emrin e kujt do të dorëzojë në Kuvend që më pastaj të vendosin për hapat e mëtutjeshëm të partisë.

 

Siç theksoi Sela, Aleanca nuk do të bëjë marrëveshje mbi marrëveshje, sepse marrëveshja për formimin e qeverisë është bërë njëherë, dhe sipas asaj marrëveshje, Aleanca për Shqiptarët udhëheqë me ministrinë e shëndetësisë.

 

Sela vlerësoi se të gjitha këto kriza qeveritare janë nxitur nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pasi që siç shprehet ai “Kryetar flokëthinjur partiak, që ju pengon fitorja dhe suksesi i ASH-së”.

 

Përndryshe, takimi i Zaev- Sela nuk zgjati as 30 minuta, dhe në të njëjtin Sela nuk ka shprehur kushte siç u paralajmërua. Siç mund të kuptohet, vendimi përfundimtar do të kuptohet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

 

Kjo do të kuptohet pasi që propozimi do të dorëzohen në Kuvend, megjithatë, nga Qeveria nuk japin informata në lidhje me atë se kur do të dërgohen propozimet për ministrat e rinj në Kuvend që të votohen./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu