Sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri, në emër të presidentit Barak Obama, dërgoi letër me urime deri te Maqedonia me rastin e Ditës së pavarësisë 8 Shtatori.
“Në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan, dërgoj dëshira më të ngrohta deri te qytetarët e Maqedonisë, për shënimin e 25 vjetorit të pavarësisë suaj. Ky përvjetor i rëndësishëm u jep mundësi të dy vendeve tona të përqëndrohemi në fuqinë e miqësisë sonë në çerekun e fundit të shekullin e kaluar. Maqedonia shumë ka përparuar nga pavarësia e saj dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kemi përkrahur vendin tuaj në çdo hap nëpër këtë rruge. Tradita jonë e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, tregtisë, menaxhimit të mirë dhe mbajtjes së kontakteve mes popujve e nënvizon thellësinë e marrëdhënies sonë”, shkruan sekretari Keri.
Në letër shtohet se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë në ndërtimin e shoqërisë demokratike, inkluzive dhe prosperitare.