Sokol Balla është larguar përfundimisht nga Top Channel.
Ky informacion vjen disa javë pasi moderatori i Top Story i pushua nga Vjollca Hoxha si drejtor informacioni.
Burime për mediat bëjnë me dije se Balla ka vendosur të lidhë kontratë me një tjetër televizion.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë u publikua kënga e fundvitit nga Top Channel, e cila vjen si një urim për festat nga stafi i këtij televizioni.
Por ndërkohë që shohim emrat e njohur të këtij televizioni vihet re mungesa e gazetarit dhe moderatorit të Top Story, Sokol Balla.
Pak kohë më parë u përfol largimi i tij nga Top Channel në ekranin e Vizion Plus.
Prej disa muajsh ai drejton vetëm emisionin Top Show dhe nuk është më drejtor informacioni i këtij televizioni. /albeu.com/