Një aeroplan me donacion nga Federata Ruse pritet të arrijë sot në orët e mbrëmjes në Maqedoni, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Donacioni do të përmbajë pesë gjeneratorë mobil nga 10 kwt, një gjenerator mobil prej 120 kwt, pompa mobile për ujë dhe baltë, batanije, produkte ushqimore të konservuara të peshkut dhe produkte ushqimore të konservuara të mishit të viçit.
Aeroplani me këtë donacion duhej të arrijë më 26 gusht të këtij viti./zhurnal