Mukesh Ambani, indiani i pasur, ka prezantuar rrjetin e tij të ri celular me vlerë 20 miliardë $ që qindra miliona njerëzve do t’ju lejojë internet falas. Ambeni kështu e ka përmbushur premtimin e tij se miliona njerëzve do t’u sigurojë internet të lirë që do të jetë i shpejtë dhe cilësor në mënyrë që, për shembull, për të postuar video, raporton CNN.
Rrjeti i tij 4G mbulon më shumë se 80 për qind të vendit, dhe zyrtarisht startoi dje. Indianët rrjetin e tij mobil deri në fund të vitit do të jetë në gjendje ta përdorin plotësisht falas, pastaj do të paguajnë 2.25 dollarë për Internet. “Çdo gjë që mundet të digjitalizohet, jeta është bërë digital”, tha Ambani javën e kaluar. Deri më tani, vetëm një në pesë Indian ka pasur qasje në internet.
Për rrjetin global është ei nevojshme infrastrukturë në pjesët e varfra të Indisë ku mungon plotësisht. Megjithatë, nëse ka sukses rrjeti XHIO i miliarderit, çdo gjë do të ndryshohet. Ambani shpreson se në vitet e ardhshme numri i përdoruesve të internetit do të rritet për disa qindra milion dhe këtu sheh mundësinë e tij të biznesit./infoshqip.com