Shoqata e personave me diabet ”Sheqerka Lollipop” nga Velesi i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Zoran Zaev, ku i kërkojnë që personalisht të angazhohet për t’u zgjidhur kriza me mungesën e insulinës, ilaçi i domosdoshëm për diabetikët, që në Maqedoni është një problem i madhë dhe i kahmoqëm.
Sipas tyre, situata është shumë serioze dhe përbën rrezik për shëndetin e tyre, pasi që thuajse një muaj nuk ka insulin për mbi 50 mijë qytetarë, nga të cilët mbi 500 janë fëmijë të cilët vuajn nga diabeti.
Përndryshe, kjo kategori e qytetarëve të Maqedonisë ka ngritur zërin disa herë rreth kësaj çështje, mirëpo zëri i tyre çdo herë ka hasur në vesh të shurdhët./InfoShqip.com