Shtyhet rasti “Shuplakat në Qendër”, është larguar gjykatësja

Gjykata Penale vendosi që ta shtyj gjykimin për ”Shuplakat” për 2 shkurt të vitit që vjen.

Diskutimi kryesor për këtë lëndë duhet të filloj nga fillimi pasi që gjykatësja Tatjana Mihajllova është ricaktuar në një departament tjetër të gjykatës.

Përndryshe, në këtë lëndë janë të akuzuar 14 persona për dhunë në komunën Qendër, më 2013.

Në seancat e mëhershme, akuzën e kanë pranaur dy persona. Ndër të akuzuarit janë edhe Nikolla Gruevski, deputetja Daniela Rangellova, si edhe ish-ministri Mile Janakieski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu