Forumi i Gruas i Lëvizja BESA takim me përfaqësueset e “Rrjetit Nacional – kundër dhunës ndaj femrave dhe familjare”

Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, kryetari Bilall Kasami, si dhe anëtaret e Forumit të Gruas në Lëvizjen BESA, Mejreme Kajolli Tusha, Liza Alili Sulejmani dhe Xhaima Beluli, kanë realizuar një takim me drejtoreshën ekzekutive, të organizatës joqeveritare “Rrjeti Nacional – kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës familjare”, Elena Dimevska.

“Në këtë takim, kryesisht është biseduar rreth mundësive të mbrojtjes së femrave nga çdo lloj dhune, si dhe për përkushtimin e të dyja subjekteve, që në të ardhmen t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje mjaft të ndjeshme, për krijimin e një shoqërie të shëndoshë. Në fund të takimit të dy palët u dakorduan që takime të tilla, të ketë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu